EMRAT/ Grabit rreth 120 mijë euro, pastruesja bën "kërdinë" me vjedhje në Tiranë bashkë me të birin

7 January 2023, 10:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Grabit rreth 120 mijë euro, pastruesja bën
Sendet dhe paratë e sekuestrua

Një 49-vjeçare së bashku me djalin e saj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar "Inside", pasi akuzohen për grabitje.

Personat e arrestuar janë shtetasit Rozeta Dobi, 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

"Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro." thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të banesës së saj, shërbimet e Policisë kanë gjetur në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), tre automjete, dy prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Video