Aksident i frikshëm në Durrës, një Benz përfundon sipër Benzit tjetër (FOTO)

7 January 2023, 08:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm në Durrës, një Benz përfundon
Aksidenti

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e të premtes në bulevardin Epidamn në Durrës.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, një automjet tip Benz “A Class” ka përfunduar sipër një Benzi tjetër me portobagazh. Mësohet se burimi i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e mjetit “Benz A Class”, që ka përfunduar sipër një “Benz”-i tjetër.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Përshkak se mungojnë kufizimet e shpejtësisë, në bulevardin kryesor, njëherazi një nga akset rrugore me më shumë lëvizje në qytet, drejtuesit e automjeteve nuk janë të kujdesshëm me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.



Video