Pasdite shtohen retë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

7 January 2023, 07:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pasdite shtohen retë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e
Moti

Territori Shqiptar pritet që në orët e para të ditës të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave në zonat malore.

Sipas Meteoalb, parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjelli shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Video