Arrestohet një person tjetër për vrasjen e Visart Cengut, shkon në 7 numri i të prangosurve

7 January 2023, 10:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet një person tjetër për vrasjen e Visart Cengut, shkon
Visart Cengu dhe Dibran Hoxhaj

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër në lidhje me vrasjen Visart Cengut dhe plagosjen e Rufgen Shehut, dy të rinjve nga Kukësi, ngjarje e ndodhur para katër ditësh në Prizren, në lokalin “Kobra City”.

Kjo është bërë e ditur me anë të raportit 24 orësh nga autoritetet kosovare. “Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në raport.

Ende nuk dihet se kush është personi i arrestuar dhe roli që ai ka patur në krim.  Kujtojmë se në lidhje me rastin në fjalë është arrestuar si i dyshuar kryesor pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxhaj.

“Kobra” dyshohet për veprat penale, vrasje të rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe pesë të dyshuarit e tjerë: Enver Amrllahi, 35-vjeç; Jesmir Badallaj 46-vjeç; Burim Mazreku 28-vjeç; Arben Vezaj 38-vjeç; Kujtim Gashi 39-vjeç, po akuzohen për veprën penale “pjesëmarrja në rrahje”.

Duket se një faturë prej 400 eurosh ka qenë shkaku që mes të rinjve nga Shqipëria dhe pronarit të klubit të natës, Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra”, të niste një sherr fizik, i cili më pas degradoi në përdorimi ne armës nga ky i fundit.


Video