Çfarë po hamë? Mishi në Lezhë transportohet jashtë çdo lloj kushti të higjenës dhe të sigurisë ushqimore

7 January 2023, 08:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po hamë? Mishi në Lezhë transportohet
Mishi

Disa pamje shokuese janë denoncuar përmes postimeve në rrjetet sociale. Një kamion i mbushur plot me mish është fotografuar nga qytetarët në Lezhë.

Siç shihet dhe në foto, mishi është vendosur në kamion dhe po transportohet jashtë çdo lloj kushti të higjenës dhe të sigurisë ushqimore. Pamjethuhet se janë fotografuar mesditën e të premte.

Sipas denoncimit të qytetarëve mishi do të transportohej  për përpunim drejt një biznesi privat e më pas do të shpërndahej për konsumim tek qytetarët.

Informacion që gjjthsesi ka nevojë të verifikohet ndonëse autoritetet deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nuk dihet gjithashtu dhe se kush e ka në posedim ngarkesën e mishit dhe ku do të dërgohej.

Shqetësimi në bazë të fotos së publikuar mbetet i madh, e po kaq reale është pyetja që ngrihet: Çfarë po hamë?

Çfarë po hamë? Mishi në Lezhë transportohet


Video