“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj" !” Berisha: Policia e mbajti të fshehtë emrin

8 January 2023, 13:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e zv.Kryeministrit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ditën e sotme lidhur me grabitjen spektakolare të pastrueses dhe të birit, në banesën e ish-këshilltares së ish-ministrit Arben Ahmetaj. 

Statusi i Sali Berishës

Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë!

Nënë e bir kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro.

Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.

Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Nerkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë.

 


Video