Rama: Liqenet akullnajore të Valamarës, superpotencial për zhvillimin e turizmit të natyrës

7 January 2023, 10:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Liqenet akullnajore të Valamarës, superpotencial për
Liqenet akullnajore

Liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit janë zona me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës.

Kështu shprehet kryeministri Edi Rama, teksa ka postuar në rrjetet sociale disa foto të këtyre liqeneve.

"MIRËMËNGJES, dhe me një destinacion fantastik siç janë liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, si zona me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës, ju uroj një fundjavë të paqtë." shkruan Rasma krahas fotove.

Tre liqenet akullnajore ndodhen rreth 2200 metra mbi nivelin e detit, pranë fshatit Lenie. Liqenet kanë madhësi mesatare prej 300 metra të gjatë dhe 200 metra të gjerë, me ujë të ftohtë të pastër si kristal. Liqenet e Valamarës krijojnë një ekosistem interesant dhe kanë gjithashtu vlera gjeologjike, ekologjike dhe kulturore. Valamara është mal me lartësi 2373 m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit.


Video