Rama jep detajet e bisedës nga takimi me Begajn: E përgatita për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ...

6 January 2023, 11:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama jep detajet e bisedës nga takimi me Begajn: E përgatita për
Begaj dhe Rama

Rreth 50 minuta ka zgjatur takimi në Presidencë mes kreut të Qeverisë Edi Rama dhe kreut të Shtetit, Bajram Begaj.

Kryeministri Rama ka reaguar në një postimi në rrjetet sociale ku ka dhënë dhe detajet nga ky takim se përse kanë diskutuar me presidentin Begajt.

"Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike" shkruan Rama krahas fotos me Bajram Begajn.

Dje kryeministri Rama mbylli mbledhjen maratonë mbi 16 orë me ministrat e tij ku bëri një bilanc për 2022 dhe projektet për këtë vit që është dhe një vit elektoral për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Pas takimit me Begajn, sot Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve shtetërore, teksa në orën 13:00 pritet të mbledhë dhe drejtuesit e qarqeve.


Video