32 vjetori i RD, Bylykbashi tregon pse mungon Berisha

5 January 2023, 20:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
32 vjetori i RD, Bylykbashi tregon pse mungon Berisha
Oerd Bylykbashi

Gazeta Rilindja Demokratike shënon sot 32-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, Partia Demokratike organizoi një ceremoni ku të pranishëm ishin gazetarë të RD-së, politikanë dhe përfaqësues të tjerë të medias.

Por në këtë ditë të rëndësishme për Rilindjen Demokratike, mungonte kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Në fillim të ceremonisë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se ish-kryeministri Berisha ishte me grip, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremony.

“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu”, tha Bylykbashi.

Deputeti, Edi Paloka, tha se misioni i gazetës Rilindja Demokratike për fjalën e lirë ende nuk ka mbaruar.

 


Video