Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ambasadorja Yuri Kim ka shkuar vetë në ambientet e KLP-së, ku po zhvillohet marrja në pyetje e tre kandidatëve për kreun e ri të SPAK.
Në momentin kur ka shkuar diplomatja amerikane në KLP ka qenë duke u marrë në pyetje Edvin Kondili, i cili sipas raportimeve në media, është kandidat i preferuar i kryeminstrit Edi Rama.
Yuri Kim po moniton nga afër procesin për zgjedhjen e kreut të SPAK, ku raportohet se ka një përplasje me kryeministrin Edi Rama. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, Yuri Kim është ulur në sallë.