Tonin Vocaj zyrtarizohet në krye të Policisë së Tiranës, zëvendëson Panganikën

16 December 2022, 13:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tonin Vocaj zyrtarizohet në krye të Policisë së
Tonin Vocaj

Ashtu siç mediat raportuan dy ditë më parë, Tonin Vocaj është prezantuar ditën e sotme në krye të Policisë së Qarkut të Tiranës.

Ky është një rikthim në këtë post për Vocajn, i cili e ka mbajtur më herët në vitet 2009-2010. Vocaj, me karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, prej disa muash mbante detyrën e zv/drejtorit të përgjithshëm dhe më herët atë të Departamentit të Policisë Kriminale.

Nga ana tjetër Lorenc Panganika i cili mbante deri sot postin e drejtorit të Policisë së Tiranës do të transferohet në Akademinë e Policisë.


Video