EMRI/ Skifteri shqiptar iu fut në banesë për ta grabitur, 85-vjeçari belg e plagos rëndë me armë

16 December 2022, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Skifteri shqiptar iu fut në banesë për ta grabitur,

Një grabitës shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u fut në një banesë në Belgjikë për të vjedhur, por u qëllua me armë nga pronari i saj. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Esri Miza, i cili aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari thuhet se ishte futur në banesën e një 85-vjeçari për të grabitur, por ky i fundit e pikasi atë duke e qëlluar me armë e duke e lënë të plagosur rëndë. Sakaq, pritet që në vijim të merret dëshmia e shqiptarit dhe të jepet masa e arrestit.


Video