Aksident me vdekje në aksin TEG-Shkozë, humb jetën një 35-vjeçar

16 December 2022, 08:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në aksin TEG-Shkozë, humb jetën një
Makina e aksidentuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë. në afërsi të xhamisë së Farkës.

Sipas policisë shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.


Video