Po kandidon për kreun e SPAK, Adnan Xholi tregon pikën e tij më të fortë dhe më të dobët

16 December 2022, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po kandidon për kreun e SPAK, Adnan Xholi tregon pikën e tij më
Adnan Xholi

Adnan Xholi është një prej 3 kandidatëve në garë për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme, për 3 vitet e ardhshme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP, Xholi foli për punën e bërë nga SPAK në këto 3 vite duke e vlerësuar si tejet të suksesshme dhe tha se do të kërkojë të vijohet me të njëjtin ritëm, por duke rritur shpejtësinë e kryerjes së hetimeve.

I pyetur se cila është pika e tij më e fortë, ai tha se është bashkëpunimi me kolegët dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese.

"Pika ime e fortë, e thashë edhe në fjalën time i kam provuar të gjitha funksionet drejtuese. Kam qenë edhe drejtues i Krimeve të Rënda që tashmë ka ndryshuar emërtimin sot, SPAK. Them se ato aftësi të mia drejtuese, bashkëpunimin me familjen time të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, përveçse i kam kolegë, por me ta ne kemi pjesën më të madhe të kohës, nuk po arrijmë të shikojmë kalamajtë tanë, po me kolegët jemi aty. Kjo lloj sinergjitë e re, ky lloj bashkëpunimi me kolegët dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese them që është një ndër pikat e mia që unë e kam dhënë përvojën, them që ta avancoj dhe më tutje.

(...)

Pika ime e dobët, e thashë në fjalën time, e përmendët edhe ju që kam 24 vite si prokuror, jam shumë skeptik që unë të vete para gjykatës sidomos në rastet e krimit të organizuar për korrupsionin duke u marrë vetëm me pikën fundore. Do desha që jo para dyerve të drejtësisë të venë ai që është hallka më e hollë, pika më e dobët e sistemit, por të gjendet kush është organizatori, financuesi, ekzekutori, porositësi dhe udhëheqësi i një veprimtarie të paligjshme kriminale dhe mbase hetimet nuk mbyllen brenda ditës, por derisa të arrij që ta zbërthej këtë skemë, unë do të dal me rezultate konkrete. Kjo është pika ime e dobët dhe nuk mund ta ndryshoj falë përvojës time disavjeçare”, tha Xholi


Video