Gara për kreun e ri të SPAK, eksperti zbulon bisedën e Nancy VanHorn me anëtarët e KLP: Rrini në zyrë, do iu takoj një më një

25 September 2025, 23:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gara për kreun e ri të SPAK, eksperti zbulon bisedën e Nancy
VanHorn gjate takimit te dites se sotme me kryetaren e KLP, Mirela Bogdani

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar këtë mbrëmje në emisionin "Top Story" mesazhin e të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, për anëtarët e KLP-së.

Sipas Karamuços, VanHorn i ka thënë anëtarëve të KLP-së që të qëndrojnë në zyrë pasi do t'i takojë të gjithë një më një.

Mesa duket, kjo deklaratë tregon se VanHorn po i dërgon një "sms" edhe Edi Ramës që të mbajë larg duart nga sistemi i drejtësisë.

"Ju ka thënë anëtarëve të KLP-së një ditë që rrini në zyra se do vij t'iu takoj një më një”, tha Karamuço.

Ervin Karamuço deklaroi më tek se ka një proces verifikimi për kandidatët për kreun e SPAK, ndërsa një problem i madh sipas tij është çështja e grupimeve.

Sipas ekspertit, brenda sistemit të drejtësisë ka debate se kë do vendosim në krye të SPAK.

"Siç ka ndodhur në zgjedhjet e Dumanit tre vite më parë. Aty ka grupe. Brenda atyre që garojnë, ka debate se kë do vëmë", tha Karamuço.

 

 


Video