Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Lartë 'rrëzon' Safet Gjicin

25 September 2025, 15:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Lartë 'rrëzon'
Safet Gjici

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi.

Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçmë të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Gjici u dënua nga shkalla e dyte e gjyqsorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.

Në 19 maj të këtij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 8 muajsh në masën “arrest në shtëpi”.


Video