ZYRTARE/ Këshilli i MINISTRAVE miraton VENDIMIN: Shkarkohet Erion Veliaj!

25 September 2025, 13:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ZYRTARE/ Këshilli i MINISTRAVE miraton VENDIMIN: Shkarkohet Erion Veliaj!
Erion Veliaj

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Të hënën Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me shumicë votash propozimin e PS për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Një ditë më parë, Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces.


Video