VanHorn takon kryetaren e KLP-së, në fokus zgjedhja e kreut të ri të SPAK

25 September 2025, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VanHorn takon kryetaren e KLP-së, në fokus zgjedhja e kreut të ri
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe kryetarja e KLP Mirela Bogdani

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që  do të zhvillohen në KLP.

Në fokus të diskutimeve ka qenë gara për kreun e ri të SPAK, për çka si nga SHBA dhe BE janë bërë thirrje të jetë me integritet, transparente dhe larg ndikimeve të jashtme.

“Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, njofton ambasada e SHBA në Tiranë.


Video