FOTO/ “Çmendet” moti, breshëri "zbardh" juglindjen dhe shkatërron të mbjellat

29 May 2022, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ “Çmendet” moti, breshëri "zbardh"
Pamjet e të mbjellave me breshër

Moti ka marrë një kthesë të papritur pas disa ditësh me diell dhe të nxehta dhe me diell. Mesditën e sotme, reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë përfshirë një pjesë të juglindjes se vendit.

Si pasojë e breshërit janë dëmtuar të mbjellat, kryesisht në njësinë administrative Pojan të bashkisë Maliq. Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Pendavinj, Rov dhe Rrembec e një pjese të tokave të fshatit Pojan dhe Kreshpanj.

Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka bërë me dije se nga ana e institucionit që ai drejton është ngritur një grup pune me specialistë të bujqësisë për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e breshrit. Pas verifikimit, informacionin i detajuar do i dërgohet drejtorisë rajonale të bujqësisë Korçë, me qëllim dëmshpërblimin e fermerëve nga dëmet e shkaktuara.

FOTO/ “Çmendet” moti, breshëri "zbardh"FOTO/ “Çmendet” moti, breshëri "zbardh"FOTO/ “Çmendet” moti, breshëri "zbardh"



Video