Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të tunelit pranë rrugës së re për në Sarandë përmes urës së Kardhiqit.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre turistë amerikanë, pasi automjeti me të cilin ata po udhëtonin ka dalë nga rruga. Mësohet se turistët kanë pësuar thyerje në disa gjymtyrë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë ngatërresa e rrugës për shkak të mungesës së sinjalistikës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.