Nëna dhe dy vajzat humbën jetën në Fushë-Arrëz, fqinjët: Kanë mbetur vetëm dy djemtë e mitur

28 May 2022, 22:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nëna dhe dy vajzat humbën jetën në Fushë-Arrëz,

Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike në Fushë-Arrëz.

E ëma Prendusha dhe dy vajzat Sidorela e Emiljana Kola, u gjetën pa shenja jete në tualetin e shtëpisë. Gjithçka ndodhi, kur njëra prej vajzave ra në kontakt me rrymën teksa ndodhej në dush.

Mamaja dhe vajza thetër vrapuan që t’i jepnin ndihmë, por fatkeqëaiaht edhe ato eanë në konrakt me rrymën elektrike dhe humbën jetën.

"Kanë qenë njerëz të mirë, familje e mirë. Gruaja punonte. Kanë qenë të varfër, të lodhur kanë qenë. Shtëpi, si shtëpitë e fshatit, aty i kanë. Kanë ardhur këtu tek pallatet e shtetit. Ka lënë dy djem dhe burrin. Djemtë janë të vegjël. Boll njerëz të urtë. Familje me halle, por të mrekullueshëm. Duke jetuar me gjak të zemrës. Kanë dhe dy djem", tha fqinja.


Video