Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sidorela Kola 19 vjeç, Emiljana Kola 16 vjeç dhe nëna e tyre Prendushe Kola 43 vjeç, humbën jetën tragjikisht në banesë pasditen e së shtunës në Fushë Arrëz, pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.
Familja Kola njihej si ndër më të respektuarat në zonë, por fati për tre femrat e kësaj familje ishte i zi. Ëndrrat e 19-vjeçares Sidorela e cila ishte studente në Durrës, por u kthye në familje për dy ditë pushime, u prenë në mes.
Pamje brenda banesës së tyre, tashmë e errët, pa ndriçim, zia ka pllakosur edhe këtë familje, pas asaj në fshatin prush ku dy vëllezër të mitur u mbytën në liqen.