Makina përplas për vdekje 57-vjeçaren në Kamëz, arrestohet shoferi

29 May 2022, 10:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje 57-vjeçaren në Kamëz,
Foto ilustruese

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku për pasojë ka humbur jetën një grua.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetatsi E. M., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 57-vjeçarja, ndërsa e reja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00.

Policia njofton se ka arrestuar shoferin 32-vjeçar, banues në Kamëz. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video