KFOR nxjerr "zbuluar" mashtrimin e Policisë: Në humnerë ranë dy efektivë

29 May 2022, 10:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KFOR nxjerr "zbuluar" mashtrimin e Policisë: Në humnerë
Helikopteri i KFOR

Kanë qenë dy efektivë të cilët kanë rënë në humnerë gjatë kërkimeve për parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit dhe jo vetëm një si u raportua nga Policia në njoftimin e saj.

Përveç 54-vjeçarit Rrok Frroku, i plagosur ka mbetur dhe një efektiv tjetër dhe këtë fakt na i bën me dije KFOR. Teksa pasqyron ndihmën e dhënë me helikopter, KFOR sqaron përmes një postimi në rrjetet sociale se drejt spitalit të Traumës janë shoqëruar 2 policë shqiptarë.

Për nxjerrjen e efektivëve nga humnera është përdorur helikopteri i KFOR-it të Kosovës, pasi vendi ynë nuk i ka pasur mjetet e nevojshme për ta bërë të mundur këtë gjë.

"Sot (28 maj 2022), pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Hawk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Hawk në shpëtimin me ngritje, nxorri në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore." thuhet në postimin e ambasadës amerikane.


Video