Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Studenti i Akademisë së Policisë, Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjin Leka kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës.
Mësohet se gjendja e policit Ndërshtiqaj është e qëndrueshme, ndërsa kunati i tij, Gjin Leka ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ky i fundit besohet të ketë qenë edhe objektivi i sulmit me armë.
Drejt tyre është qëlluar me armë zjarri nga disa persona që ndodheshin në një makinë.
Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa është arritur të gjendet e djegur makina tip 'Renault" që kanë përdorur.