VIDEO / Hajduti kapet në flagrancë duke vjedhur makina në Shkodër

12 March 2024, 16:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Hajduti kapet në flagrancë duke vjedhur makina në
Vjedhja e automjeteve në Shkodër

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia për një grabitje që dyshohet se e ka kryer gjatë pasdites së djeshme (11 mars).

Në pranga ka rënë G.T, banues në lagjen “Vasil Shanto”, i cili ditën e djeshme vodhi një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër. Sipas hetimeve të kryerja, i arrestuari nuk kishte as leje drejtimin.

Automjeti dhe çanta me sendet personale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Njoftimi i Policisë:

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vodhi gjatë pasdites së djeshme, automjetin e një 20-vjeçari dhe një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur, të cilin 38-vjeçari e ka drejtuar pa leje drejtimi.

Sekuestrohet edhe çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, për identifikimin e autorit të vjedhjes së automjetit tip “Golf 4”, pasditen e djeshme, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:

G. T., 38 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasditen e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestrua çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Video