Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 64-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të marte në Elbasan, teksa po merrej me punë në një shtëpi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10 në fshatin Shushicë.
Sipas policisë, 64-vjeçari po sistemonte disa materiale ndërtimi në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), kur u shemb një kolonë. Ai gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Autoritetet policore shkuan në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për rastin.