
Fotografi Florian Goga, i agjencisë ndërkombëtare Reuters ka ndarë disa foto spektakolare të shkrepura nga ai.
Vendndodhja është në lagunën e Nartës në Vlorë.
Ajo që na bie në sy është një ‘re’ e bukur, e bardhë, me flamingo që ka pushtuar fushën e gjerë të kësaj lagune.
Në atë vend është projektuar të ndërtohet aeroporti i Vlorës, shkruan voxnews.

Madje njëra nga fotot tregon edhe një eskavator që është parkuar në atë hapësirë.
“Aeroporti i Shqipërisë së Re kërcënon strehimin e flamingos, thonë konservatoristët”, shkruhet në diçiturën që shoqëron fotot e Gogës.

Po këto shpendë, ku do të shkojnë kur ky vend do të copëtohet nga makineritë dhe aty do të shtrihet një pistë e gjatë dhe gjerë asfalti!?
Pse duhet të prishim një habitat natyror kaq paqësorë që vështirë se ndërtohet nga dora e njeriut?!
Apo na duhen fushat me beton më shumë se sa fushat me flamingo?!







