Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Reshjet e borës që kanë përfshirë zonat malore të vendit kanë shkaktuar probleme në disa zona.
Vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës edhe në aksin rrugor Maliq – Lozhan.
Lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, ndërkohë trashësia e borës ka shkuar deri në 15 cm.
Në fshatrat e Dolanit, Strelcës, Mesmalit, Velçan rrugët janë momentalisht të paralizuara.
Vështirësi në lëvizje ka edhe në fshatrat e Njësisë Vithkuq të Bashkisë Korçë dhe në fshatrat e 3 njësive Trebinjë, Velçan e Dardhas në Pogradec.