Makina bie në Shkumbin, nxirren të gjallë tre persona

1 February 2022, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makina bie në Shkumbin, nxirren të gjallë tre persona

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Elbasan-Librazhd në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tre personave që udhëtonin me këtë automjet.

Njëri prej tyre fëmijë. Ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Deri më tani mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Familja që ndodhej në automjet është nga Kukësi, ndërsa mësohet se 3 persona te tjere jane ende te bllokuar. 

 

 

 

 

 


Video