Bledar Muça u vra 1 javë pas “Kasapit”/ Dëshmitari "kyç" që do të dëshmonte kundër "Mocro Mafia"

1 February 2022, 09:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bledar Muça u vra 1 javë pas “Kasapit”/ Dëshmitari
Bledar Muça dhe Ridon Taghi

Vrasja e dy trafikantëve droge ka tronditur Europën gjatë javëve fundit. Njëri prej tyre do të ishte dëshmitar në gjyqin, kundër bosit të krimit të Ridoun Taghi në Holandë ndërsa tjetri është Bledar Muça.

Viktima e parë, Taghi është arrestuar në vitin 2019 në Dubai dhe përballet me disa akuza për vrasje, porositjen e tyre nga qelia dhe shpërthimi i një trazire në burg.  

Megjithatë nuk dihet nëse Taghi, ka pasur lidhje me Muçën. Ky i fundit mendohet se ka qenë krahu i djathtë i dy bossave shqiptarë të drogës dhe ka jetuar në Londër me dokumente të rreme identiteti britanike deri në vitin 2020.

Ebrahim Buzhu, 52 vjeç, i cili njihej edhe si “Kasapi” u gjet i vdekur me një plumb në kokë në makinën e tij të djegur në Cadiz të Spanjës. Buzhu mendohet se ishte rivali i Taghi-t dhe mësohet se ka dëshmuar kundër tij në polici në vitin 2015. Buzhu do të ishte një dëshmitar shumë i rëndësishëm në këtë gjyq.

Ai mendohej të ishte rivali i Taghit dhe e kishte denoncuar atë në Polici në vitin 2015. Madje së fundmi ishte mësuar se gjithashtu do të ishte një dëshmitar i rëndësishëm në gjyqin e tij.

Taghi, së bashku me 16 persona të tjerë, dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit kriminal të njohur si “Mocro Mafia” dhe akuzohet për vrasje. 

Vrasja e gazetarit lidhet po me gjyqin e Taghi. De Vries po këshillonte dëshmitarin kyç Nabil Bakkali ndaj bosit të drogës. Taghi dyshohet se ka vrarë vëllain e Bakkali-t. Shifrat e fundit tregojnë se shumica e drogës në Europë kontrabandohet nëpërmjet Belgjikës me një qarkullim prej 130 miliard Dollarësh në vit.


Video