Drejtuesi i Sindikatës së Minatorëve: Samir Mane po falimenton dyqanet e vogla në Bulqizë

1 February 2022, 14:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtuesi i Sindikatës së Minatorëve: Samir Mane po falimenton
Samir Mane dhe Elton Debreshi (fotomontazh)

Ish-kandidati për deputet dhe drejtuesi i Sindikatës së Minatorëve Elton Debreshi ka bërë thirrje që të bojkotohen bizneset e sipërmarrësit të njohur shqiptar Samir Manes.

Përmes një postimi në Facebook, ai ironizon duke shkruar se është lajm i mirë se një pikë e rrjetit të supermaketeve “Spar”, në pronësi të Manes, është hapur në Bulqizë.

Debreshi thotë se hapja e këtij supermaketi do të falimentojë dyqanet e vogla, të cilat ishin në kushtet e mbijetesës në treg.

“Lajm i mire. Hapet Spar i samir manes ne bulqize po su ngop i her ky bre tu rrjep pupullin. Edhe ato dyqane te vogla qe mezi mbaheshin duke shitur sa me leke e sa pa leke tani falimentuan. Bojkotoni spar. Bojkoto samir manen”, shkruan Debreshi në Facebook.


Video