Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Media Britanike, Daily Mail ka publikuar fotot e turistes 29-vjeçare që ndërroi jetë në Sarandë pak ditë më parë. Rebecca Gannon, 29 vjeç, ishte me të dashurin e saj kur hasi vështirësi gjatë zhytjes të hënën pasdite me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.
Ata e kanë pasqyruar gjerësisht lajmin e vdekjes së një turisteje angleze në brigjet shqiptare. Një instruktore zhytjeje është arrestuar pasi një pushuese britanike u mbyt para syve të të dashurit të saj në brigjet e Shqipërisë.
Rebecca Gannon, 29 vjeç, ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë udhëtimit nën ujë të hënën pasdite me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.