A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një shqiptar është kapur gjatë tentativës për të sjellë në Shqipëri 20 mijë paund, të fshehura në brendësi të bukës së famshme franceze baget (Baguette).
56-vjeçari Valentin Gjoni me banim në Chessington u ndalua nga policia teksa po udhtonte në makinë me dy persona të tjerë.
Ai i tha policisë se do të shkonte në Itali e më pas në Shqipëri, dhe se nuk kishte para në makinë. Por gjatë një kontrolli, policia gjeti më shumë se 20,000 paund të mbështjella me letër alumini dhe të fshehura brenda bukës, ndërsa 15,000 të tjera u gjetën të fshehura në makinë, çantë dhe xhepat e xhaketës së tij.
Në total plot 40,440 paund iu sekuestruan Gjonit nga Policia e Kentit, përveç kësaj ai nuk u dënua për ndonjë vepër penale.