“Mbretit i Bixhozit? Si Ervis Martinaj nga njohës i disa gjuhëve të huaja, baba i 4 fëmijëve u bë 'Bosi' i llotove

22 September 2022, 09:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Mbretit i Bixhozit? Si Ervis Martinaj nga njohës i disa gjuhëve

Por ndërsa legjenda për zhdukjen e Ervis Martinaj tashmë ka marrë dhenë dhe po shëtit gojë me gojë, në teori konspirative gati nga më të pabesueshmet, Policia e Shtetit ka vendosur të heshtë. Një heshtje që e ngarkon me përgjegjësi, por njëherazi që dëshmon edhe dështimin e saj, në përpjekjet për të arrestuar apo gjetur njeriun më të famshëm të krimit në Shqipëri.

Që tashmë rezulton i zhdukur që nga data 10 gusht 2022, në rrethana ende të paqarta. Siç e thamë një thriller vere, i denjë për titujt aperturë të kopertinave. Por kush janë grupet rivale apo individët e interesuar për të zhdukur Ervis Martinajn?

Cilët janë armiqtë e shumtë që ai krijoi kohë pas kohe? Si u eleminuan në dy vitet e fundit, miqtë e tij më të afërt dhe krahët e tij të armatosur?

Si u shndërrua Ervis Martinaj në një një prej biznesmenëve më të fuqishëm të Lojërave të Fatit në Shqipëri dhe përse thirrej me nofkën “Mbreti i Bixhozit?

Ervis Martinaj, ishte një emër jo shumë tërheqës për mediat, të paktën deri në vitin 2013. Kohë, kur emri i tij nisi të lakohej gjithmonë e më fuqishëm në skedat e krimit.

Ai lindi në tetor të vitit 1982 në Burrel. Dhe shpejt, familja e tij u zhvendos në zonën e Kurbinit, aty ku edhe u rrit. Sipas të dhënave, familja e tij ishte me origjinë nga Mali i Zi dhe i kishte hyrë biznesit që herët. Ndërsa njihej si një familje me autoritet dhe me zë në zonën ku banonte.

Ervisi, si djalë i vetëm i familjes Martinaj, pati privilegjin që të kryente një pjesë të shkollimit në Itali. Por pavarësisht këtij bagroundi dhe cilësisë si njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe të një ekonomie të mirë familjare, askush nuk do të mund ta besonte që një ditë ai do të mund t’i hynte botës së krimit.

Dhe për më të tepër të shndërrohej në një nga personazhet më ikonik të saj. Sipas të dhënave, familja e tij e ka origjinën nga Martinajt e Malit të Zi, por u zhvendos në Kurbin që herët.

I martuar që në moshë të re, baba i katër fëmijëve të mitur, sikundër e theksuam edhe më herët, shfaqja e tij e parë publike në skenën e krimit, do të datojë në vitin 2013. Koha, kur ai nis të krijojë armiqësitë e para të mëdha.

Aty ku emri i tij nis të lakohet edhe më fort në botën e krimit. Në një nga ngjarjet kriminale, e cila mbetet ende e pazbardhur, por që atëkohë dyshimet ranë direkt mbi Ervis Martinaj. Ngjarja e cila, do të niste edhe ciklin e përgjakshëm të dhunës, ku në sfond do të jetë gjithmonë emri i tij dhe lufta për sundimin e lojërave të fatit.

Kush ishin armiqtë e Ervis Martinajt?

Një industri miliona dollarëshe, e kapur fort nga krimi


Një fenomen, i përhapur për kohën, në të gjitha rrugicat e Shqipërisë. Ku në çdo cep lagje, do të kishte një pikë bastesh. ervLuftë për sundimin e lojrave të fatit që do të shënonte viktimën e parë më 23 tetor 2013.

Ku në pasdrekën e kësaj dite, Elvis Doçi, sipërmarrës i njohur lojrash fati, i njohur edhe për miqësinë me ministrin e Brendshëm të kohës, Saimir Tahiri, do të qëllohej bashkë me kushëririn e tij, Ali Doçi,  ndërsa qëndronin në makinë, në pritje të semaforit, pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ në kryeqytet.

Elvis Doçi, humbi jetën vetëm disa orë më pas në spital si pasojë e plumbave të marrë, ndërsa për fat të mirë, kushëriri i tij mbijetoi.

I dyshuari kryesor për këtë ngjarje u tha se ishte Ervis Martinaj, por asnjëherë ndaj tij nuk u ngrit një akuzë zyrtare.

Vrasja e mikut të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që vinte vetëm pak ditë, pasi qeveria socialiste e sapoardhur në pushtet kishte nisur një operacion të gjerë të quajtur ‘Fundi i Marrëzisë’ për konfiskimin e të gjitha makinerive dhe pikave të bastit të palicensuara në të gjithë Shqipërinë.

Dhe që duket se ishte një mesazh i qartë dhe i fortë i përplasjes së krimit të lidhur me bastet dhe pushtetit në fuqi. Por vrasja e Elvis Doçit do të ishte vetëm fillimi i CV-së së pasur së Ervis Martinaj, si eksponent i dalluar i krimit ndonëse ai asnjëherë nuk u akuzua zyrtarisht.

Në kulmin e aksionit “Fundi i Marrëzisë”, Ervis Martinajt, u denoncua për për kërcënimin e shefin e repartit “Shqiponja” në Tiranë. Përplasje kjo për bllokimin e rreth 400 makinetave të lojërave të fatit në një magazinë që zotërohej prej tij.

“Do të ishin këto dy momente, ku emri i tij do të nënvizohej gjithmonë e më shpesh në ngjarje të ndryshme kriminale… Një ndër këto ngjarje do të ishte edhe vrasja e Enton Nikës, më 11 nëntor 2015. Ngjarje e ndodhur në parkingun e një restoranti në zonën e Linzës në Tiranë. Ku i plagosur mbeti edhe pronari i restorantit, Ismet Gaxheri. Ngjarje, ku edhe këtë herë, protagonist kryesor, do të rezultonte të ishte, Ervis Martinaj. Personi që shfaqet edhe në këtë foto, gjatë momentit të përplasjes që përfundoi në viktima”.
Dosja e Prokurorisë

Më datë 11 Nëntor 2015, rreth orës 14:10 në një lokal në Linzë, janë konfliktuar në ambjentet e parkingut të makinave te pandehurit Ervis Martinaj, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana, dhe Emiljano Tasho me shtetasit Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, ku si pasojë e këtij konflikti të armatosur është vrarë shtetasi Enton Nikaj dhe është plagosur me mjete të forta në kokë pronari i lokalit Ismet Gaxheri.

Edhe pse ishte i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, Ervis Martinaj, vazhdoi të bënte jetën e tij i lirë. Emri i tij do të dilte sërish në skenë, në një prej proceseve më të bujshme të zhvilluara në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Atë kundër Emiljano Shullazit dhe grupit të tij kriminal, të cilët po gjykoheshin për gjobëvënie.

Proces, ku në mars 2017, Ylvi Beqja, dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, deklaroi se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit. Beqja tha gjatë këtij procesi se ai refuzoi të tërhiqej nga dëshmia, ndaj për këtë arsye, Martinaj, e kishte kërcënuar me jetë.

Prokuroria deklaroi atëkohë se kishte nisur hetime, Por e vërteta është se Martinaj, nuk u mor kurrë i pandehur për këtë çështje. Madje, ai do të vazhdonte të ishte edhe më i dhunshëm, tanimë në skenat e krimit që prodhonte. Ndërkohë që për Martinaj kishte edhe hetime të mëparshme, të cilat mesa duke ai kishte mundur ti mbyllte falë lidhjeve të tij të fuqishme në drejtësi.

“Por siç e theksuam edhe më herët, do të ishte pikërisht ngjarja e rëndë në ish-Bllok, që u shënua në një nga orët dhe zonat më të frekuentura, dhe që dukej të ishte një plumb në zemër për vetë kryeqytetin, që solli edhe vendimin e prerë të qeverisë Rama për të mbyllur më 1 janar 2019, të gjitha pikat e basteve në Shqipëri.

Baste të shpërndara si kërpudha kudo nëpër çdo cep të lagjeve të qyteteve. Mbyllja e të cilave dukej sikur do të shënonte edhe dobësimin e krimit vendas, të lidhur me lojrat e fatit. Por që në fakt, nuk rezultoi kështu, pasi paratë që viheshin publikisht në pika llotoje, tanimë kaluan ilegalisht online”.


Video