Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan. Burime bëjnë me dije se qëllim i këtij aksioni ka qenë kapja e personave me precedent kriminal që janë në kërkim nga drejtësia.
Në mbështetje të FNSH-së janë edhe blutë e Elbasanit. Mësohet se kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa banesa dhe biznese. Ende nuk ka një njoftim në lidhje me emra konkretë që po kërkohen në Elbasan.
Së fundmi, janë regjistruar disa aksione të tillë në qarkun e Elbasanit, por mbetet për t'u parë nëse ky i sotmi do të ketë rezultat.