Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të fshatit Mashan të Gramshit.
Burime bëjnë me dije se 65-vjeçari Hekuran Perfundi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij “Ford Focus” dhe makina ka përfunduar në një kanal.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi Hekuran Perfundi dhe kanë mbetur të plagosur mbesa dhe nipi i viktimës, të dy të mitur, përkatësisht Aneda Perfundi 9 vjeçe dhe Eni Perfundi 7 vjeç, të cilët ndodheshin pasagjer në mjet.
Dyshohet se 65-vjeçari ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur drejtimin mbi mjetin ed tij. Dy të miturit janë transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.