VIDEO/ Spektakli “Mangalem Shades”, magji ngjyrash për herë të parë në qytetin e Beratit

25 December 2022, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Spektakli “Mangalem Shades”, magji ngjyrash për
Mangalem Shades

Festivali i Mangalem Shades i ka dhuruar ngjyra qytetit historik të Beratit. Ngjarja dyditore nisi të shtunën.

Eventi ofroi një spektakël me tinguj muzikorë dhe ngjyra magjike përmes një hartografie projeksioni në lagjen Mangalem.

Spektakli bashkon qytetarët dhe turistët duke ofruar për herë të parë në Shqipëri një shfaqje me teknologjinë e re dhe më të përparuar.

Megjithëse në vendin tonë ka pasur projeksione të ndryshme mbi kalanë e Beratit, këtë herë projeksioni mund të shijohet në çdo anë.

Mesazhi i spektaklit, veç spektaklit estetik që ofroi është konceptuar edhe si ndërgjegjësim për banorët vendas, por edhe për turistët për pasurinë e madhe dhe vlerat që ka ky qytet.

Krishtlindja është një kohë e gëzimit të përbashkët dhe ndjenjave familjare dhe shfaqja jep një tjetër dimension festiv, jo vetëm për të krishterët e Beratit, por për të gjithë qytetin.

 

 

 




Video