Disa mësues të institucioneve private janë ndaluar ndaluar nga drejtuesit të shkëmbejnë mesazhe urimi për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
Rasti është denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale nga profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço. Ai e konsideron këtë rast si një ekstremizëm të dhunshëm verbal dhe psikologjik.
Karamuço shkruan më tej se edhe nxënësve u është ndaluar të festojnë festat e fundvitit si dhe u është censuruar çdo foto me bredh.
“Në këto ditë urimesh fundviti, disa arsimtarë të institucioneve private po përballen me ekstremizëm të dhunshëm verbal dhe psikologjik nga drejtuesit e tyre. Është alarmante edhe për çështje të sigurisë, që një institucion arsimor tju ndalojë mësueve shkëmbimin e urimeve për krishtlindje dhe vitin e ri, duke ndaluar festat e fundvitit për nxënësit dhe çensuruar çdo foto me bredhin festiv”, shkruan Ervin Karamuço
