Kapet drogë me vlerë 700 mijë euro, arrestohet "taksixhiu" shqiptar dhe një grek

25 December 2022, 18:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapet drogë me vlerë 700 mijë euro, arrestohet
Droga

Mbi 116 kg marijuanë është sekuestruar nga policia greke në Athinë. Operacioni është shtrirë në Nea Smyrni dhe Neo Irakleo, teksa është arrestuar një 48 vjeçar shqiptar dhe një 31 vjeçar grek.

Në taksinë në taksinë që drejtohej nga shqiptar në Nea Smyrni janë gjetur dhe sekuestruar si fillim 21 pako me 24 kg e 400 gram marijuanë. Ndërsa në një furgon që drejtohej nga shtetasi grek janë gjeten dhe sekuestruan 40 pako me 48 kg e 900 gram marijuanë.

Gjatë kontrollove në banesat, magazinat dhe mjetet e tjera të transportit të të arrestuarve u gjeten dhe sekuestruan edhe 40 kg 190 gram marijuanë dhe 2 kg 800 gram hashash i përpunuar si dhe 8 gram kokaine, 3 cigare me marijuanë, 3 peshore elektronike, 1050 euro dhe 10 celulare.

Vlerësohet se përfitimet e grupit do të shkonin në 700 mijë euro.


Video