Fluks drejt Aeroportit të Rinasit, ARRSH: Nga data 1 maj devijohet lëvizja

28 April 2022, 12:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fluks drejt Aeroportit të Rinasit, ARRSH: Nga data 1 maj devijohet
Foto e postuar nga ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar, këtë të enjte ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që do të përdorin aksin rrugor që të çon drejt Aeroportit të Rinasit.

“Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

⚠️Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”- Ahmetaq.

????Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

????Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndryshim të qarkullimit”, thuhet në postimin e ARRSH.

 


Video