Dalin pamjet si qytetari i thyen këmbën policit për një gjobë makine (Video)

28 April 2022, 10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin pamjet si qytetari i thyen këmbën policit për një
Videoja e sherrit në Yzberisht mes një polici dhe qytetari është publikuar tashmë

Videoja e sherrit në Yzberisht mes një polici dhe qytetari është publikuar tashmë. Kujtojmë se qytetari theu këmbën e një polici për një gjobë makine. Për këtë arsye ai doli para gjykatës se Tiranës për kundërshtim policie dhe plagosje të rënde të efektivit Z.M.

Efektivi i vendosi gjobë për parkim të gabuar shtetasit me iniciale E. M. Pas kësaj, ky i fundit është nervozuar, gjë që vërtetohet edhe nga pamjet që ilustrohen në vijim, të siguruara nga TCH dhe pasi e ka goditur efektivin e ka shtyrë.

Efektivi shfaqet duke mbajtur këmbët dhe duke kërkuar ndihmë derisa aty mbërrijnë kolegët. Nga ana tjetër, autori është larguar, por u arrestua pak më pas nga blutë.

 

 


Video