Eshtrat që u gjetën në Kurbin, dyshohet se i përkasin një 16-vjeçari

4 April 2022, 11:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eshtrat që u gjetën në Kurbin, dyshohet se i përkasin
Detaje të reja kanë dale në lidhje me eshtrat që u gjetën gjatë ditës së djeshme në zonën e Kurbinit

Detaje të reja kanë dale në lidhje me eshtrat që u gjetën gjatë ditës së djeshme në zonën e Kurbinit, në fshatin Fushë Kuqe. Hetuesit e policisë kanë dyshime se eshtrat e gjetura janë të një 16 vjecari, i cili ishte zhdukur nga zona e Mamurrasit, që në vitin 2015.

Grupi hetimor është duke marrë analizat e ADN-së së familjarëve të tij, edhe pse rasti është i vështirë, për shkak se nga zona e Kurbinit, rezultojnë disa persona të zhdukur.

Janë duke u marra të dhënat e ADN-së të dhjetra familjarëve, me qëllim verifikimin e mbetjeve kockore, se kujt i përkasin ato. Eshtrat u zbuluan ditën e djeshme, në një zonë kodrinore, ndërkohë që dyshohet se trupi mund të jetë varrosur aty afro 10 vite më parë.


Video