Rihapet pas 15 orësh Rruga e Arbrit

4 April 2022, 10:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rihapet pas 15 orësh Rruga e Arbrit
Rruga e Arbërit

Është rihapur pas më shumë se 15 orësh Rruga e Arbrit, pasi u shemb një masiv dheu.

Dy mjete  të firmës kontraktore kanë punuar për rreth 6 orë për të larguar sasinë e dherave të rrëshqitura nga faqja e malit në Bypass-in e Murrizit, vetëm pak metra nga hyrja e tunelit. 

Edhe pse dheu u largua në orët e vona të mbrëmjes, firma kontraktore dhe policia nuk lejuan kalimin e mjeteve gjatë natës për arsye sigurie, pasi kishte ende rrëshqitje, duke i detyruar drejtuesit e mjeteve të përshkojnë aksin e vjetër nga Burreli.

Ditën e sotme pas një kalimi të fadromave, kontraktori ka vendosur që të lejojë kalimin e mjeteve.


Video