Pamje nga vendi ku u gjetën eshtrat e dyshuara të një njeriu në Fushë Kuqe të Kurbinit. Sipas policisë eshtrat janë dërguar për ekzaminime shkencore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të bërë me dije se kujt i përkasin eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe. Kafka dhe skeleti raportohet se janë gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar autoritetet.
Njoftimi
“Me datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, kemi marrë njoftim se në vendin e quajtur “Fushë Kuqe”, në një parcele me ferra , nga shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin janë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore ,për ekzaminime të mëtejshme.”