Video: Makina merr flakë në ecje te Liqeni i Thatë

4 April 2022, 08:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Makina merr flakë në ecje te Liqeni i Thatë
Pamje nga vendngjarja

Një aksident që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në zonë e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Një makinë tip Ford Focus ka marrë flakë në ecje, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas policisë drejtuesi i mjetit është E.A. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nga pamjet e siguruara nga Voxnews, shihet makina në flakë dhe forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë që ndodhen në vendngjarje.

 

Video: Makina merr flakë në ecje te Liqeni i Thatë Video: Makina merr flakë në ecje te Liqeni i Thatë 

 



Video