Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar përmes një deklarate lidhur me mesazhin e anëtares së Vettingut në KPK Genta Bungo, e cila shprehej se nuk është problem shkarkimi i prokurores Elisabeta Imeraj, sepse do të ishte “një maloke më pak”.
Gajda shpreh keqardhje për paragjykimet që ushqejnë organet shtetërore shqiptare dhe udhëzon shmangjen e tyre.
“Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi udhëzon shmangien e paragjykimeve dhe përkatësive, në vlerësimin e personalitetit njerëzor dhe profesional”, thuhet në reagimin publik, pas shtuar më tej nëse do të marrë ndonjë masë dhe çfarë mase do të jetë ajo.
Deklarata e Komisionerit kundër Diskriminimit
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave online dhe sinjalizimeve në rrjetet sociale, me një mesazh me përmbajtje diskriminuese nga anëtarë të organeve rivlerësuese të drejtësisë.
Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh keqardhjen për paragjykimet dhe vlerësimet e personave për shkak përkatësie dhe jo aftësie. Akoma sot, paragjykimet dhe mendësitë diskriminuese ushqejnë organet shtetërore shqiptare dhe shoqërinë.
Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi udhëzon shmangien e paragjykimeve dhe përkatësive, në vlersimin e personalitetit njerëzor dhe profesional.
Ushqimi i steriotipeve në përditshmëri është i papranueshëm dhe bëhet shkak i sjelljeve diskriminuese.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit qytetarët t’i drejtohen zyrës së KMD të sinjalizojnë situata diskriminuese, pasi Ligji ju mbron.