Erion Braçe denoncon “oligarkun”: Zonja ministre, ky nuk ngopet, furnizimin me nitrat e ka marrë para luftës

17 March 2022, 13:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erion Braçe denoncon “oligarkun”: Zonja ministre, ky nuk

Deputeti socialist Erion Braçe ka “gozhduar” ministren e Bujqësisë Frida Krifca, teksa i tregonte realitetin dhe rritjen e çmimeve të plehrave bujqësore. Ai tha se çmimet janë rritur dhe janë të papërballueshme për bujqit, edhe pse sipas tij, furnizimi me nitrat, ure dhe dap është marrë para luftës.

Braç denoncoi dhe një person që e quajti “oligarku i madh” që ka rritur çmimet dhe fitimin e ka çuar në 30%.

“Po nuk ngopet ky njeri të fitojë nga 10 lekë për kilogram?! Nuk ngopet ky njeri”, tha Braçe, por nuk tregoi emrin se për cilin oligark bëhej fjalë.

“Është bërë edhe më keq se 4-5 javë më parë. E kanë çuar kuintalin e uresë dhe dapit në 130 mijë lekë. Nitrati 104 mijë lekë. Po abuzojnë. Për shkak të cikleve të plehrimit. Furnizimi me pleh i grosistëve është bërë në tetor-nëntor 2021, para luftës. Rusia dhe Ukraina nuk kishin ndërprerë eksportet. Në shkurt dhe mars janë blerë sasi të vogla.

Çmimi 130 mijë lekë kuintali është abuzim. Fitojnë 3-4 mijë lekë për kuintal. 30-40 lekë për kilogram. Është shumë dreqi ta hajë. Është 25-30%. Është zhvatje. Është ai oligarku i madh për të cilin fola pak më herët. Merret dhe me politikë surrati i atij.

Urdhëroni, nitrat 4 mijë tonë në datë 21 janar. Me 52.4 lekë e ka sjell, 104 lek shitet sot. Ure, 2450 tonë, më 24 shkurt. 87.2 lekë e ka sjell, bashkë me koston e doganës këto shifra. 130 lek e shet sot, 43 lekë më tepër. Po nuk ngopet ky njeri të fitojë nga 10 lekë për kilogram?! Nuk ngopet ky njeri”, u shpreh deputeti i PS Erion Braçe.


Video