Përgjimet, si fitoi Elsa Lila besimin e grupit të trafikantëve në Itali, mbante “qesen e parave”

17 March 2022, 09:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përgjimet, si fitoi Elsa Lila besimin e grupit të trafikantëve
Detaje të reja nga arrestimi i këngëtares Elsa Lila në Itali

Detaje të reja nga arrestimi i këngëtares Elsa Lila në Itali,  si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës. Mediat italiane shkruajnë se Lila, ishte ajo që mbante “kutinë e babagjyshit”, duke nënkuptuar këtu arkën me para që fitohej nga rrjeti. Ata po ashtu kanë bërë publike disa përgjime, në të cilën implikohej këngëtarja.

Sipas përgjimeve të  zbuluara nga mediat italiane, Elsa Lila ishte një lloj “këshilltareje”. Mediat se fundmi kanë  publikuar edhe disa nga përgjimet e bëra nga prokuroria italiane.

“Si mund të gjesh një shok brenda aparatit shtetëror?”, thotë  një  i përgjuar në telefon. “Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje” vijojnë  përgjimet.

“Nëse i hapin këto do të bëjnë një burg të ri në Romë”, thanë të dyshuarit duke iu referuar telefonave të tyre të koduar.

 


Video