Ngordhja e pulave në ferma, Ministria e Bujqësisë: Sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit

17 March 2022, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ngordhja e pulave në ferma, Ministria e Bujqësisë: Sëmundja

Dy ferma të rritjes së shpendëve në Durrës, të cilëve u kanë ngordhur 200 mijë pula, janë vendosur në karantinë.

Ngordhja e pulave ka ardhur si pasojë e sëmundjes së 'Laringotrakeitit' që nuk transmetohet tek njerëzit dhe se prek kryesisht shpendët.

"Laringotrakeiti infektiv nuk është një sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet te njerëzit dhe as nëpërmjet produkteve ushqimore nga shpendët, për pasojë nuk përbën rrezik për shëndetin publik" sqaron Ministria e Bujqësisë.

Aktualisht në dy fermat po bëhet gjurmimi, marrja e analizave dhe dërgimin e tyre në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ndërsa fermat do të qëndrojnë në karantinë deri në daljen e rezultateve laboratorike.

 


Video